NJOFTIM PËR KONKURSIN PUBLIK PËR POZITAT ADMINISTRATOR DHE ZËVENDËSADMINISTRATOR

NJOFTIM PËR KONKURSIN PUBLIK PËR POZITAT ADMINISTRATOR DHE ZËVENDËSADMINISTRATOR

Këshilli Gjyqësor i Kosovës me datë 13 qershor 2022 ka publikuar konkursin publik për pozitat Administrator dhe Zëvendës administrator. Konkursi ka qenë i hapur deri me datë 26 Qershor 2022 me mundësi konkurimi në mënyre fizike dhe elektronike.

Njësia pë menaxhimin e burimeve njerëzore në SKGJK gjatë publikimit të konkursit ka lëshuar një gabim teknik dhe si rezultat nuk ka funksionuar emaili per aplikim online.  Gjegjësisht email adresa e konkurimit online ka qenë e shenuar me një gabim teknik.

Prandaj,  njoftojmë të gjithë kandidatët të cilët kanë aplikuar online se te njejtit mund të ri – aplikojne në email adresën e përmirësuar: KGJK.BurimetNjerzore@gjyqesori-rks.org deri me datë 6 korrik 2022.

Që aplikimi të konsiderohet i vlefshëm, duhet t’i bashkangjesin edhe dëshminë se kanë aplikuar online para datës 26 qershor 2022.