Komisioni për Çështje Normative, drejtë finalizimit të draft Rregullores Nr. 05/2022 për Plotësimin dhe Ndryshimin e Rregullores Nr. 07/2017 për Organizimin dhe Funksionimin e Asamblesë së Kryetarëve të Gjykatave dhe Gjyqtarëve Mikëqyrës si dhe Udhëzuesit për Pocedurën e Dërgimit të Shkresave nga Gjykata

Prishtinë, 21.06.2022 – Komisioni për Çështje Normative (KÇN), i udhëhequr nga kryetarja e komisionit, gjyqtarja Drita Rexhaj, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, ka mbajtur takimin e radhës.

Komisioni, është duke shqyrtuar draft rregulloren në Nr. 05/2022 për Plotësimin dhe Ndryshimin e  Rregullores Nr. 07/2017 për Organizimin dhe Funksionimin e Asamblesë së Kryetarëve të Gjykatave, plotësimi dhe ndryshimi i së cilës është iniciuar me kërkesën e Asamblesë së Kryetarëve të Gjykatave dhe Gjyqtarëve Mbikëqyrës si dhe Ligjit për Gjykatën Komerciale, me qëllim që të lehtësoj punën e Asamblesë së Kryetarëve të Gjykatave dhe Gjyqtarëve Mbikëqyrës.

KÇN, është duke shqyrtuar edhe draft Udhëzuesin për Pocedurën e Dërgimit të Shkresave nga Gjykata si dhe shtojcat e tij, qëllimi  i të cilit është përcaktimi, saktësimi i procedurës dhe ndërmarrjes së veprimeve për dorëzimin/ dërgimin e shkresave nga gjykata tek palët në procedurë/ marrësi i saj, si përmes dorëzuesit, ashtu edhe përmes postës. Komisioni, është në finalizim të rregullores dhe udhëzuesit në fjalë, dhe së shpejti do t’i propozohen Këshillit Gjyqësor të Kosovës për miratim.