Kryesuesi Zogaj së bashku me përfaqësues nga KGJK, vizituan Gjykatën e Apelit

Kryesuesi Zogaj së bashku me përfaqësues nga KGJK, vizituan Gjykatën e Apelit

Prishtinë, 20.06.2022 – Kryesuesi i Këshilli Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, së bashku me kryetaren e Komisionit për Çështje Normative, Drita Rexhaj, kryetarin e Komisionit për Administrimin e Gjykatave, Fahret Vellija dhe anëtarin e KGJK-së, Nikola Kabašić, kanë vizituar Gjykatën e Apelit të Kosovës, ku janë pritur nga Kryetari i kësaj gjykate, Valon Totaj si dhe nënkryetarja Milena Đerić.

Kryesuesi Zogaj u njoftua nga Kryetari Totaj lidhur me angazhimet, sfidat me të cilat po përballet kjo gjykatë, si dhe organizimin e punëve në përgjithësi. 

Po ashtu, gjatë kësaj vizite, Kryesuesi Zogaj u takua edhe me gjyqtarë nga departamente të ndryshme të Gjykatës së Apelit.

Kryesuesi Zogaj, ka ri theksuar mbështetjen e KGJK-së ndaj Gjykatës së Apelit, me qëllim që të krijohen kushte më të mira për ushtrimin e detyrave të gjyqtarëve, si dhe kjo gjykatë të ketë efikasitet më të madh në kryerjen e lëndëve, ngritje të transparencës dhe llogaridhënies.