KGJK mban punëtorinë për dixhitalizimin e gjykatave, arkivimin dhe hartimin e kornizës rregullative për administrimin e gjykatave

KGJK mban punëtorinë për dixhitalizimin e gjykatave, arkivimin dhe hartimin e kornizës rregullative për administrimin e gjykatave

Prizren, 15 -17 qershor 2022 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, ka hapur sot punëtorinë tre (3) ditore të organizuar nga KGJK, me mbështetje të projektit EUKOJSUT, me temën “Dixhitalizimi i Gjykatave, Arkivimi dhe hartimi i Kornizës Rregullative për Administrimin e Gjykatave”.

Në këtë punëtori, po marrin pjesë anëtarët e KGJK-së, udhëheqës të Sekretariatit të KGJK-së si dhe përfaqësues nga Projekti EUKOJUST dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, me qëllim të finalizimit të një sërë rregulloresh të rëndësishme për administrimin më të mirë të KGJK-së dhe gjykatave të Republikës së Kosovës.

Gjatë ditëve në vijim, sipas agjendës së punëtorisë, pritet të diskutohet dhe të arrihet një mirëkuptim mbi rëndësinë e koordinimit dhe harmonizimit të iniciativave të ndryshme në dokumentet strategjike të TIK-ut.

Kryesuesi Zogaj, në emër të KGJK-së, falënderoi projektin EUKOJUST për mbështetjen e vazhdueshme ndaj sistemit gjyqësor të Kosovës, me qëllim të avancimit të sistemit gjyqësor si dhe ngritjes së transparencës dhe llogaridhënies.