Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet KGJK-së dhe Avokaturës Shtetërore në Ministrinë e Drejtësisë në lidhje me pilot projektin për thirrjet elektronike

Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet KGJK-së dhe Avokaturës Shtetërore në Ministrinë e Drejtësisë në lidhje me pilot projektin për thirrjet elektronike

Prishtinë, 14 qershor 2022 – Në ceremoninë e organizuar nga Projekti Forcimi i Cilësisë dhe Efikasitetit të Drejtësisë (KoSEJ II), është nënshkruar sot Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) dhe Avokaturës Shtetërore në Ministrinë e Drejtësisë, në lidhje me projektin pilot për thirrjet elektronike.

Memorandumi është nënshkruar nga Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj dhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, qëllimi i të cilit është të lehtësojë punën e gjykatave për shpërndarjen e ftesave në formë elektronike të gjenerohen nga sistemit informativ për menaxhimin e lëndëve (SMIL), për seanca gjyqësore të gjykatave.

Kryesuesi Zogaj, tha se KGJK është e gatshme të kontribuojë dhe të përmbushë të gjitha obligimet që dalin nga ky proces, i mbështetur nga ky memorandum mirëkuptimi, me qëllim të rritjes së efikasitetit të punës në gjykatat e vendit.