Mbahet konferenca dyditore e forumeve rajonale të gjyqtareve dhe prokuroreve

Mbahet konferenca dyditore e forumeve rajonale të gjyqtareve dhe prokuroreve

Tiranë, 10-11 qershor 2022 – Në konferencën dyditore të organizuar në Tiranë, me iniciativë të Forumit të Gjyqtareve dhe Prokuroreve të Kosovës dhe në bashkëpunim me UNDP-në, morën pjesë dyzet e re (43) gjyqtare dhe prokurore nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Më ketë rast, gjyqtaret dhe prokuroret vlerësuan lartë rëndësinë e një organizimi të tillë që do të shërbejë si nismë e një bashkëpunimi afatgjatë për të fuqizuar pozitën e grave në sistemin gjyqësor dhe prokurorial, si dhe për t’u angazhuar në ngritjen e efikasitetit të drejtësisë për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje.

Forumi i Kosovës i kryesuar nga gjyqtarja Vlora Pacolli Rexhepi dhe Forumi i Gjyqtareve të Shqipërisë i kryesuar nga gjyqtarja Diamela Goxha, u pajtuan që në aktivitetet e identifikuara të rëndësisë së përbashkët, siç janë rastet e shtuara të dhunës në familje dhe rasteve të përdorimit të substancave narkotike, të vazhdojë bashkëpunimi për t’i shkëmbyer përvojat dhe praktikat më të mira për vetëdijësimin institucional dhe të shoqërisë për trajtimin dhe parandalimin e këtyre fenomeneve negative që janë vazhdimisht në rritje. 

Në përmbyllje të këtij organizimi, u tha se kjo konferencë e bashkëpunimit rajonal është një ndër aktivitetet e çmuara dhe me interes për sistemet rajonale gjyqësore dhe prokuroriale.