NJOFTIM

NJOFTIM

Komisioni për Testimin dhe Vlerësimin e Kandidatëve për certifikimin e përkthyesve dhe interpretëve gjyqësor për çiftin e gjuhëve: Serbisht-Anglisht dhe anasjelltas, i themeluar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, bazuar në paragrafin 3 të nenit 7 të Rregullores nr. 07/2019 për Certifikimin e Interpretëve dhe Përkthyesve Gjyqësor, shpall këtë:

N J O F T I M


Njoftohen të gjithë kandidatët e cekur në listën e bashkangjitur se i plotësojnë kriteret për t’iu nënshtruar provimit me shkrim për t’u certifikuar si përkthyes dhe interpret gjyqësor në çiftin e gjuhëve: Serbisht-Anglisht dhe anasjelltas.

Kandidatët të cilët nuk janë përfshirë në listë konsiderohet se nuk i kanë plotësuar kushtet për t’iu nënshtruar provimit me shkrim.

Kandidatët e refuzuar kanë të drejtë ankese me shkrim në afat prej tre (3) ditësh në Këshillin Gjyqësor të Kosovës.

Vërejtje: Për kohën dhe vendin e mbajtjes së provimit me shkrim, kandidatët e kualifikuar do të njoftohen me kohë në ueb faqen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, pas shqyrtimit të ankesave dhe shpalljes së listës përfundimtare.

Shkarko Listën e ngushtë e kandidatëve të cilët i plotësojnë kushtet për t’iu nënshtruar provimit me shkrim në çiftin e gjuhëve: serbisht-anglisht dhe anasjelltas