Komisioni për Administrimin e Gjykatave mban punëtori për ndërmjetësimin dhe funksionimin e ndërmjetësimit në gjykata

Komisioni për Administrimin e Gjykatave mban punëtori për ndërmjetësimin dhe funksionimin e ndërmjetësimit në gjykata

Prishtinë, 13 qershor 2022 – Komisioni për Administrimin e Gjykatave (KAGJ), i udhëhequr nga kryetari i tij z.Fahret Velija, në bashkëpunim me Programin e USAID Drejtësia Komerciale mban punëtorinë dyditore me temën: ‘’Ndërmjetësimi si alternativë për zgjidhjen e kontesteve – funksionimi në gjykata‘’.

Gjatë kësaj punëtorie, do të diskutohen sfidat e gjykatave në referimin e rasteve në procedurë të ndërmjetësimit, raportimi i rasteve të ndërmjetësuara, duke u fokusuar në të gjeturat dhe rekomandimet e gjyqtarëve, referentëve për ndërmjetësim në gjykata dhe Odës së Ndërmjetësuesve.
Gjyqtarët e gjykatave kanë diskutuar numrin e ulët të referimit të rasteve në krahasim me rastet nëpër gjykata, ngarkesën në punë dhe mungesën e stafit mbështetës. Komisioni për Administrimin e Gjykatave, është duke u angazhuar në adresimin e rekomandimeve të dalura nga takimet e mbajtura për ndërmjetësim dhe nga kjo punëtori, me qëllim të rritjes së numrit të rasteve në ndërmjetësim si mekanizëm i shpejt dhe me kosto me të ulët, për zgjidhjen e kontesteve.

Meqenëse, Ndërmjetësimi është procedurë alternative për zgjidhjen e kontesteve të palëve, gjykatat themelore në Republikën e Kosovës ofrojnë shërbime të ndërmjetësimit, si mundësi më efikase, konfidenciale dhe më të favorshme për palët në procedurë, ku palët vendosin vet për kontestin e tyre. Ndërmjetësimi realizohet përmes një ndërmjetësuesi të licencuar nga Ministria e Drejtësisë dhe marrëveshja e arritur në procedurë të ndërmjetësimit, pas aprovimit të gjyqtarit dhe ka fuqinë e dokumentit përmbarues dhe të ekzekutueshëm për palët.