KGJK fillon fazën e intervistimit të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Komerciale

KGJK fillon fazën e intervistimit të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Komerciale

Prishtinë, 08.06.2022 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka filluar sot fazën e intervistimit me gojë, për nëntë (9) kandidatët të cilët kanë aplikuar për pozitën e gjyqtarit të shkallës së parë, në Gjykatën Komerciale.

Komisioni për Rekrutimin e gjyqtarëve të Gjykatave Themelore përbëhet nga: Mahir Tutuli, Kryetar i Gjykatës Komerciale, njëherit edhe kryetar i komisionit, anëtarët e komisionit Qerim Ademaj, Drita Rexhaj, Teuta Ibrahimi dhe Nenad Lazic si dhe anëtar rezervë Fahret Vellija.

Për këto pozita, kanë aplikuar njëmbëdhjetë (11) gjyqtarë të gjykatave themelore të Republikës së Kosovës, mirëpo pas publikimit të listës përfundimtare të kandidatëve që i plotësojnë kushtet për t’iu nënshtruar procesit të intervistimit, dy (2) prej tyre janë tërhequr nga procesi.

Ky proces do të vazhdojë edhe në ditët në vijim deri në përfundim të intervistimit të kandidatëve.