Anëtarja e KGJK-së Arjeta Sadiku, po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të vitit 2022 të Rrjetit Evropian të Këshillave për Gjyqësorin, në Athinë

Anëtarja e KGJK-së Arjeta Sadiku, po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të vitit 2022 të Rrjetit Evropian të Këshillave për Gjyqësorin, në Athinë

Prishtinë, 1 – 3 qershor 2022 – Me ftesë të Rrjetit Evropian të Këshillave për Gjyqësorin (ENCJ), anëtarja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), gjyqtarja Arjeta Sadiku, po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të vitit 2022 , e cila po mbahet në Athinë, Greqi.

Tema e përgjithshme e Asamblesë së Përgjithshme është: “Solidariteti gjyqësor në kohë krize”, me ç’rast po diskutohet për rezultatet e projekteve gjatë viteve 2021 dhe 2022 si dhe praktikat më të mira nga vende të ndryshme.