KGJK fillon fazën e intervistimit të gjyqtarëve që kanë aplikuar për ngritje në detyrë në Gjykatën e Apelit

KGJK fillon fazën e intervistimit të gjyqtarëve që kanë aplikuar për ngritje në detyrë në Gjykatën e Apelit

Prishtinë, 27 maj 2022 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka filluar sot fazën e intervistimit me gojë, për gjyqtarët të cilët kanë aplikuar për ngritje në detyrë në pozitën e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit.

Komisioni për shqyrtimin e aplikacioneve dhe intervistimin e kandidatëve përbëhet nga: Enver Peci, Kryetar i Gjykatës Supreme njëherit edhe kryetar i komisionit, anëtarët e komisionit: Zëvendëskryesuesi i KGJK-së, Qerim Ademaj, anëtarja e KGJK-së, Drita Rexhaj, anëtarja e KGJK-së, Teuta Ibrahimi dhe gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Afrim Shala.

Për këto pozita, kanë aplikuat njëzet e katër (24) gjyqtarë të gjykatave themelore të Republikës së Kosovës, mirëpo pas publikimit të listës përfundimtare të kandidatëve që i plotësojnë kushtet për t’iu nënshtruar procesit të intervistimit, shtatë (7) prej tyre janë tërhequr nga procesi. 

Intervistimi i kandidatëve do të vazhdojë edhe në ditët në vijim deri në përfundim të intervistimit të gjyqtarëve.