KGJK pranon donacion me pajisje të teknologjisë informative

KGJK pranon donacion me pajisje të teknologjisë informative

Prishtinë, 26.05.2022 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka pranuar sot donacion nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve (UNOPS), në total: dyzet e katër (44) kompjuterë dhe dyzet e katër (44) kamera, të siguruara përmes fondeve të Kombeve të Bashkuara.

Me rastin e pranimit, Drejtori i Përgjithshëm i SKGJK-së, Shkelzen Maliqi, falënderoi Kombet e Bashkuara në Kosovë për donacionin e dhuruar dhe theksoi se mbështetja në fushën e teknologjisë informative ka rëndësi të veçantë për sistemin gjyqësor, sidomos në këtë periudhë kur KGJK po ndërmerr veprime konkrete për digjitalizimin e procesit të punës dhe ofrimin e shërbimeve digjitale për qytetarët.