Njoftim për kandidatët rreth organizimit të provimit me shkrim pёr certifikimin e përkthyesve dhe interpretёve gjyqësor pёr çiftin e gjuhëve anglisht-shqip dhe anasjelltas

Njoftim për kandidatët rreth organizimit të provimit me shkrim pёr certifikimin e përkthyesve dhe interpretёve gjyqësor pёr çiftin e gjuhëve anglisht-shqip dhe anasjelltas

Prishtinë, 25.05.2022 – Ju njoftojmë se për shkak të kapacitetit të kufizuar të sallës së Ministrisë së Drejtësisë dhe numrit të madh të kandidatëve të cilët do t’i nënshtrohen këtij provimi, ju njoftojmë se të gjithë kandidatët do të ndahen në dy (2) grupe për mbajtjen e provimit me datë 27.05.2022 (e Premte), në Amfiteatrin e Ministrisë së Drejtësisë, kati i 1-rë.

VËREJTJE

Në grupin e parë, do të marrin pjesë kandidatët me numër rendor 1 – 80 nga lista e publikuar më poshtë, duke filluar regjistrimin nga ora 11:30 – 12:00, ndërsa provimin nga ora 12:00 – 14:00.

Në grupin e dytë, do të marrin pjesë kandidatët me numër rendor 81 – 157 nga lista e publikuar më poshtë, duke filluar regjistrimin nga ora 14:00 – 14:30, ndërsa provimin nga ora 14:30 – 16:30.

Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj!