Mbahet për herë të parë provimi me shkrim pёr certifikimin e përkthyesve dhe interpretёve gjyqësor pёr çiftin e gjuhëve shqip-serbisht dhe anasjelltas

Mbahet për herë të parë provimi me shkrim pёr certifikimin e përkthyesve dhe interpretёve gjyqësor pёr çiftin e gjuhëve shqip-serbisht dhe anasjelltas

Prishtinë, 25.05.2022 – Ky proces, për herë të parë në Republikën e Kosovës, u organizua nga anëtarët e Komisionit për testimin dhe vlerësimin e kandidatëve për certifikimin e interpretëve dhe përkthyeseve gjyqësor si dhe stafi mbështetës i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK).

Procesi u monitorua nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë – OSBE dhe Projekti EUKOJUST.

KGJK, me këtë rast, falënderon monitoruesit për punën dhe kontributin e tyre në këtë proces, me qëllim të rritjes së transparencës dhe mbarëvajtjes së procesit.