Kryesuesi Zogaj, anëtarët e KGJK-së, disa kryetarë të gjykatave dhe udhëheqës të Sekretariatit marrin pjesë në punëtorinë e organizuar nga Këshilli i Evropës lidhur me standardet e CEPEJ-it

Kryesuesi Zogaj, anëtarët e KGJK-së, disa kryetarë të gjykatave dhe udhëheqës të Sekretariatit marrin pjesë në punëtorinë e organizuar nga Këshilli i Evropës lidhur me standardet e CEPEJ-it

Durrës, 16 – 17 maj 2022 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, anëtarët e KGJK-së, disa kryetarë të gjykatave, udheheqës të Sekretariatit dhe Akademia e Drejtesise po marrin pjesë në punëtorinë (2) ditore të organizuar nga Projekti për Forcimin e Cilësisë dhe Efikasitetit të Drejtësisë në Kosovës (CEPEJ II), me temë “Treguesit e performancës së CEPEJ bazuar në Raportet Statistikore dhe Dashbordat në Sistemin Informativ të Menaxhimit të Lëndëve (SMIL) dhe përdorimi i teknologjive të informacionit në gjykata”.

Në këtë tryezë, u diskutua lidhur me standardet e CEPEJ, zgjidhjen e lëndëve, ofrimin e informacioneve, sfidat dhe prioritetet në gjykatat e Kosovës si dhe asistencës teknike dhe mbështetjes së projektit.

Gjatë punëtorisë, është planifikuar të bëhet prezantim i gjetjeve dhe rekomandimeve lidhur me përdorimin e teknologjisë informative në gjykata.

Kryesuesi Zogaj, falënderoi Këshillin e Evropës për mbështetjen e vazhdueshme ndaj sistemit gjyqësor të Kosovës, përmes ekspertëve të projektit CEPEJ, që ndikojnë në përmiresimin e  performancës, efikasitetit dhe llogaridhënies.