Kryesuesi Zogaj priti në takim Menaxherin e projektit “Mbështetje për Proceset e Reformës së Integrimit në BE”, Margus Sarapuu

Kryesuesi Zogaj priti në takim Menaxherin e projektit “Mbështetje për Proceset e Reformës së Integrimit në BE”, Margus Sarapuu

Prishtinë, 10 maj 2022 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, ka pritur në takim Menaxherin e projektit “Mbështetje për Proceset e Reformës së Integrimit në BE”, Margus Sarapuu, i cili zbatohet përmes Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) në Kosovës.

Në këtë takim, u diskutua për një nga komponentet kryesore të projektit – Mbështetja e institucioneve në fushën e zbatimit administrativ, me ç’rast u diskutua çështja e përmbarimit të vendimeve të gjykatave, përkatësisht të vendimeve të divizioneve për kundërvajtje.

Kryesuesi Zogaj, ka falënderuar përfaqësuesit e projektit për mbështetjen e vazhdueshme si dhe shprehi gatishmërinë e KGJK-së për thellimin e bashkëpunimit drejt realizimit të aktiviteteve të projektit.