Zgjidhet Kryetari i Gjykatës së Apelit

Zgjidhet Kryetari i Gjykatës së Apelit

Prishtinë, 5 maj 2022 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), nën udhëheqjen e Kryesuesit, Albert Zogaj, ka mbajtur mbledhjen e 286-të, me ç’rast një nga pikat e rendit të ditës është përzgjedhja dhe emërimi i Kryetarit të Gjykatës së Apelit.

Takimi filloi me shqyrtimin e raporteve të kandidatëve për Kryetar të Gjykatës së Apelit, mandati i të cilit është pesë (5) vjeçar.

Sipas rekomandimeve të komisioneve vlerësuese për intervistimin, vlerësimin dhe rekomandimin e kandidatëve dhe pas zhvillimit të procesit të votimit, me shumicë votash, zgjodhën gjyqtarin Valon Totaj, Kryetar të Gjykatës së Apelit.