Komisioni për Çështje Normative, drejtë finalizimit të Rregullores Nr. X/2022 për Procedurën e Rekrutimit, Përzgjedhjes dhe Themelimin e Marrëdhënies së Punës për Administratorë të Gjykatave

Komisioni për Çështje Normative, drejtë finalizimit të Rregullores Nr. X/2022 për Procedurën e Rekrutimit, Përzgjedhjes dhe Themelimin e Marrëdhënies së Punës për Administratorë të Gjykatave

Prishtinë, 4 maj 2022 – Komisioni për Çështje Normative (KÇN), i udhëhequr nga kryetarja e Komisionit, gjyqtarja Drita Rexhaj, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, ka mbajtur takimin e radhës.

Në këtë takim është shqyrtuar draft Rregullorja Nr.X/2022 për Procedurën e Rekrutimit, Përzgjedhjes dhe Themelimin e Marrëdhënies së Punës për Administratorë të Gjykatave dhe komentet e pranuara nga shoqëria civile dhe profesionistët e fushës në lidhje me këtë draft rregullore.

KÇN, është duke shqyrtuar draft rregulloren në fjalë, me të cilën përcaktohen rregullat dhe procedurat e rekrutimit dhe përzgjedhjes së administratorëve në gjykatat e Republikës së Kosovës që, përfshijnë por nuk kufizohen me: shpalljen publike të pozitës për vende të lira; hartimin, vlerësimin, organizimin dhe administrimin e provimit; themelimin, kompetencat dhe mandatin e Komisionit për Rekrutim, Komisionit për Rishqyrtim; procesin e verifikimit dhe vlerësimit të integritetit personal e profesional të kandidatëve për administratorë si dhe themelimin e marrëdhënies së punës dhe mandatin e tyre.

Komisioni pas shqyrtimit të komenteve është drejtë finalizimit të Rregullores Nr. X/2022 për Procedurën e Rekrutimit, Përzgjedhjes dhe Themelimin e Marrëdhënies së Punës për Administratorë të Gjykatave dhe së shpejti do t’ia propozoj Këshillit Gjyqësor të Kosovës për miratim.