KGJK mban tryezë diskutimi me administratorët dhe ndihmës administratorët e gjykatave

KGJK mban tryezë diskutimi me administratorët dhe ndihmës administratorët e gjykatave

Prishtinë, 04.05.2022 – Sekretariati i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (SKGJK), ka mbajtur takim me administratorët dhe ndihmës administratorët e gjykatave, me të cilët është biseduar për një numër të çështjeve, që ndërlidhen me aktivitete e përditshme të gjykatave.

Qëllimi i takimit ishte komunikimi dhe koordinimi i bashkëpunimin në mes të njësive organizative të SKGJK-së dhe gjykatave të të gjitha niveleve, si dhe diskutimi për punët që janë duke u realizuar nëpër gjykata dhe për planifikimet e punëve të parapara.

Ndër të tjera, temë diskutimi gjatë këtij takimi ishin edhe çështjet që ndërlidhen me bashkëpunimin kryetar, gjyqtar, administrator, arkivat gjyqësore zyrat për menaxhimin e lëndëve.

Administratorët janë njoftuar me vendimet e fundit të Këshillit, të cilat kanë të bëjnë me përshkrimin e vendeve të punës për stafin administrativ në gjykata dhe raportimin e zyrave brenda gjykatave tek administratorët sipas rregulloreve për gjykatat.

Gjithashtu me administratorët është diskutuar për të gjeturat dhe rekomandimet e Departamentit të Auditimit të Brendshëm të KGJK-së, si dhe rrjedhjen e punës në përdorimin e projektin të sistemit për menaxhimin elektronik të lëndëve – SMIL.

Në fund, administratorët dhe ndihmës administratorët e gjykatave kanë raportuar sipas planit të veprimit të KGJK-së.

Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe udhëheqësit e departamenteve dhe njësive organizative të SKGJK-së.