KGJK ka vazhduar takimin e 283-të

KGJK ka vazhduar takimin e 283-të

Prishtinë, 20 prill 2022 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka vazhduar takimin e 283-të me radhë, nën udhëheqjen e Kryesuesit, Albert Zogaj, me ç’rast janë diskutuar dhe miratuar edhe pikat e tjera, sipas rendit të ditës.

Takimi vazhdoi me prezantimin e raportit të komisionit ad hoc për auditimin e ekzekutimeve të dënimeve gjyqësore në lëmin penale dhe kundërvajtje. Kryesuesi Zogaj, tha se ky raport është bazë e mirëfilltë për hartimin e rekomandimeve të nevojshme nga Komisioni për Administrimin e Gjykatave dhe Njësia e Auditimit të Brendshëm, lidhur me përmirësimin e gjendjes në këtë sektor, me ç’rast kërkoi që raporti të shqyrtohet me urgjencë dhe prioritet të lartë, si dhe ky proces të vazhdohet në mënyrë permanente derisa të sigurohemi se kemi një sistem të suksesshëm të zbatimit të vendimeve.

Anëtarët e Këshillit aprovuan kërkesën për dorëheqje të gjyqtarit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Dardan Kadolli, nga funksioni i koordinatorit për rastet e lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave, duke e zëvendësuar me Hunaida Pasuli, gjyqtare në Gjykatën e Apelit.

Këshilli caktoi sekretarin e komisionit për çiftin e gjuhëve shqip – anglisht dhe anasjelltas.

Në këtë takim, u raportua lidhur me vlerësimin e performancës së njëzet e katër (24) gjyqtarëve me mandat fillestar, pas përfundimit të trajnimit fillestar.

Në fund, Këshilli vazhdoi takimin me pesë (5) pika të mbyllura për shqyrtimin e:

  • ankesës së një (1) kandidati për pozitën Kryetar i Gjykatës Themelore në Gjilan;
  • raportit mbi faktet dhe provat e mbledhura në rastin disiplinor Nr.AD/KGJK/10/2021/GJTHPE-AD/GJTHPE/.nr.15/21, me ç’rast Këshilli refuzoi marrëveshjen vullnetare për shkeljen e supozuar;
  • raportit mbi faktet dhe provat e mbledhura në rastin disiplinor Nr.AD/KGJK/02/2022/GJTHFZ-AD.nr.01/2022, me ç’rast Këshilli miratoi marrëveshjen vullnetare për shkeljen e supozuar dhe e ka revokuar vendimin për suspendimin e gjyqtarit R.L.
  • kërkesës për inicim të procedurës disiplinore për rastin AD/KGJK/01/2022 si dhe
  • kërkesës së kryesuesit të panelit hetimor në rastin disiplinor me Nr.AD/KGJK/09/2022/GJTHGJL-GJS-2022-006.