Njoftim për media

Njoftim për media

Prishtinë, 12 prill 2022 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, njofton se për shkak të mungesës së kuorumit të anëtarëve të Këshillit, është shtyrë takimi i 282-të i KGJK-së, për datën 13 prill 2022, me fillim nga ora 16:00.

Me këtë rast, Kryesuesi Zogaj u bëri thirrje anëtarëve të Këshillit për nivel të lartë të përgjegjësisë në ditët në vijim, për shkak të specifikave që ka përbërja e Këshillit.

Po ashtu, Kryesuesi Zogaj i bëri thirrje Kuvendit të Republikës së Kosovës që të bëjë përzgjedhjen e katër (4) anëtarëve të Këshillit nga radhët e Kuvendit.