Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës viziton Gjykatën Themelore në Prishtinë

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës  viziton Gjykatën Themelore në Prishtinë

Prishtinë 12 prill 2022 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj dhe Kryetari i Komisionit për Administrimin e Gjykatave, Fahret Vellija, vizituan sot Gjykatën Themelore në Prishtinë, me ç’rast u pritën në takim nga Kryetarja e kësaj gjykate, Albina Shabani – Rama.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe gjyqtarët e Departamentit të Përgjithshëm-Divizioni për Çështje Civile, Departamenti për Çështje Administrative dhe Departamenti për Çështje Ekonomike.

Qëllimi i takimit ishte njoftimi për gjyqtarët, bashkëpuntorët professional dhe stafin e gjykatës me aktivitetin e KGJK-së drejt rritjes së efikasitetit dhe llogaridhënies.

Kryesuesi Zogaj ka njoftuar të pranishmit se Këshilli Gjyqësor ka themeluar mekanizma të mjaftueshëm për matjen e performancës për secilin që është i angazhuar në sistemin e drejtësisë pavarësisht funksionit që kryen.

Nga gjyqtarët, u kërkua që lëndët e vjetra të trajtohen me prioritet që të kryhen në afat rekord, ndërsa nga bashkpunëtorët profesional Kryesuesi Zogaj kërkoj që të ketë ngritje të dukshme të performancës dhe llogaridhënies, përmes raporteve të rregullta të cilat duhet ti dorëzojnë në baza mujore.