Komisioni për Vlerësimin e Performancës së Gjyqtarëve ka mbajtur takimin e radhës

Komisioni për Vlerësimin e Performancës së Gjyqtarëve ka mbajtur takimin e radhës

Prishtinë, 07.04.2022 – Komisioni për Vlerësimin e Performancës së Gjyqtarëve, i udhëhequr nga kryetarja e Komisionit, gjyqtarja Teuta Ibrahimi, ka mbajtur takimin e radhës.

Gjatë këtij takimi, anëtarët e Komisionit shqyrtuan raportet e vlerësimit për një (1) gjyqtar në Gjykatën e Apelit, i cili ka aplikuar për ngritje në detyrë për pozitën e Kryetarit të Gjykatës Komerciale.

Mes tjerash, anëtarët ri-shqyrtuan një (1) kundërshtim të  gjyqtarit në Gjykatën Themelore në Gjilan, kandidat për pozitën e Kryetarit të Gjykatës Themelore në Gjilan, të parashtruar ndaj raportit të vlerësimit.