Njoftim për konsultim publik, për Projekt – Planin Strategjik për Efikasitetin dhe Prioritizimin e Lëndëve Brenda Sistemit Gjyqësor (2022-2025)

Njoftim për konsultim publik, për Projekt – Planin Strategjik për Efikasitetin dhe Prioritizimin e Lëndëve Brenda Sistemit Gjyqësor (2022-2025)

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, me qëllim të zbatimit të Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, ka themeluar Grupin Punues për hartimin e Planit Strategjik për Efikasitetin dhe Prioritizimin e Lëndëve Brenda Sistemit Gjyqësor (2022-2025), drafti i së cilit është i bashkangjitur dhe shërben si Draft ku të gjithë profesionistet e interesuar mund të kontribuojnë me komentet dhe sugjerimet e tyre, për finalizimin e këtij Plani Strategjik.

Me qëllim të përmirësimit të nivelit të transparencës dhe duke konsideruar të rëndësishëm kontributin e secilit/ës, Këshilli fton të gjithë profesionistet e interesuar që të paraqesin komentet apo sugjerimet e tyre,  për përmirësimin e Draftit të këtij Plani Strategjik.

Komentet mund të dërgohen në e-mail adresën: kgjk@rks-gov.net

Afati për konsultim publik është pesëmbëdhjetë (15) ditë kalendarike, përkatësisht deri me 21 prill  2022.

Shkarko Draft Planin