Kryesuesi Zogaj, pjesë e takimit të tretë të Komitetit Drejtues për përfituesit e Programit Instrumenti Horizontal II

Kryesuesi Zogaj, pjesë e takimit të tretë të Komitetit Drejtues për përfituesit e Programit Instrumenti Horizontal II

Prishtinë, 06.04.2022 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, mori pjesë në takimin e tretë të Komitetit Drejtues për përfituesit e Programit Instrumenti Horizontal II, të organizuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Këshilli i Evropës.

Në këtë takim, u diskutua rreth zbatimit të programit Instrumenti Horizontal II si dhe përvoja dhe kontributet e institucioneve përfituese dhe projektet aktuale të Këshillit të Evropës.

Kryesuesi Zogaj bashkë me koordinatorin e CEPEJ për KOSEJ II dhe SEJ II, Roland Gjoni si dhe me përfaqësues tjerë, ndër tjerash, diskutuan rreth projektit “Forcimi i cilësisë dhe efikasitetit të Drejtësisë – KOSEJ II”, i cili ka për qëllim të përmirësojë edhe më tej kornizën ligjore dhe ato të politikave si dhe ndërtimin e kapaciteteve institucionale për të përforcuar funksionimin e institucioneve të Kosovës.

Kryesuesi Zogaj falënderoi mbështetjen e vazhdueshme të projektit si dhe shprehi gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit, me qëllim të ngritjes së efikasitetit, llogaridhënies dhe transparencës në sistemin gjyqësor.

KGJK mbetet e përkushtuar në reformimin e sistemit gjyqësor dhe përmirësimin e analizave statistikore, pasi që kjo siguron një pasqyrë të mirë të mënyrës se si funksioni gjyqësori.