KGJK vazhdon bashkëpunimin me projektin rajonal “Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor përmes forcimit të bashkëpunimit rajonal në fushën e kthimit të pasurive”

KGJK vazhdon bashkëpunimin me projektin rajonal “Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor përmes forcimit të bashkëpunimit rajonal në fushën e kthimit të pasurive”

Prishtinë, 5 prill 2022 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, ka mbajtur sot takim virtual përmes platformës ZOOM me Drejtoreshën e Programit për Ballkanin Perëndimor, Qendra AIRE, Biljana Braithwaite, Koordinatoren Nacionale, Ganimete Ismajli dhe Menaxheren e Projektit Rajonal AR II, Nevena Kostic, për të diskutuar rreth implementimit të projektit, i cili është vazhdimësi e projektit rajonal “Forcimi i anti-korrupsionit në Evropën Jug-Lindore përmes përmirësimit të masave për sekuestrimin e aseteve”, i cili u zbatua gjatë periudhës 2018-2020.

Mes tjerash, u diskutua rreth objektivave të projektit dhe mundësive të bashkëpunimit me KGJK-në, me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit dhe rritjes së efikasitetit të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Kryesuesi Zogaj, ka shprehur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen në përmbushjen dhe realizimin e objektivave të projektit.