Kryesuesi Zogaj, pjesë e Forumit për Barazinë Gjinore për Ballkanin Perëndimor

Kryesuesi Zogaj, pjesë e Forumit për Barazinë Gjinore për Ballkanin Perëndimor

Prishtinë, 4 prill 2022 – Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Albina Shabani-Rama, Drejtori i Akademisë së Drejtësisë, Enver Fejzullahu, kanë marrë pjesë në Forumin e parë të Barazisë Gjinore për Ballkanin Perëndimor, i cili u mbajt këtë fundjavë në Mal të Zi, me ftesë nga Qendra AIRE.

Pjesë e këtij forumi ishin edhe Presidenti i Gjykatës Evropiane, Robert Spano, zëvendës presidentja e Gjykatës, Siofra O’Leary, gjyqtarë të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe gjyqtarë e ekspertë nga rajoni.

Në këtë forum, u diskutua lidhur me luftimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave përmes promovimit të barazisë gjinore dhe Konventa Evropiane për të Drejta të Njeriut (KEDNj), barazisë gjinore dhe KEDNj – ndërveprimi ndërmjet nenit 8 dhe nenit 14 të KEDNj-së, dhuna në familje dhe dhuna me bazë gjinore dhe KEDNj-ja.

Forumi mblodhi bashkë përfaqësues të gjykatave kushtetuese dhe supreme, ombudspersonë, përfshirë edhe kryetaren e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Gresa Caka-Nimanin, Avokatin e Popullit të Kosovës, Naim Qela dhe gjyqtarë që trajtojnë rastet e dhunës në familje dhe barazisë gjinore.