EULEX-I i dhuron pajisje teknologjike për Dhomën e Posaçme

EULEX-I i dhuron pajisje teknologjike për Dhomën e Posaçme

Prishtinë, 29.03.2022 – Në ambientet e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, sot ka dhuruar një donacion me pajisje teknologjike dhe një veturë.

Pranim dorëzimi i këtij donacioni është bërë nga Shefi i Njësisë se Monitorimit të Lëndëve të EULEX, Z. Hubert Van eck Koster dhe Drejtori i Sekretariatit të KGJK, Shkelzen Maliqi.

Me këtë rast, Shefi i Njësisë se Monitorimit të Lëndëve të EULEX, Z. Hubert Van eck Koster, ndër të tjera tha se ky donacion është rrjedhë e bashkëpunimit të mirë të EULEX-it me institucionet e sistemit gjyqësor.

Nga ana tjetër, Drejtori Maliqi, falënderoi EULEX-in për mbështetjen e vazhdueshme që kanë  dhënë dhe po vazhdojnë të japin për sistemin gjyqësor.