Komisioni për Vlerësimin e Performancës së Gjyqtarëve ka mbajtur takimin e radhës

Komisioni për Vlerësimin e Performancës së Gjyqtarëve ka mbajtur takimin e radhës

Prishtinë, 28.03.2022 – Komisioni për Vlerësimin e Performancës së Gjyqtarëve, i udhëhequr nga Kryetarja e Komisionit, Gjyqtarja Teuta Ibrahimi, ka mbajtur takimin e radhës.

Gjatë këtij takimi, anëtarët e Komisionit  diskutuan raportin e vlerësimit për një (1) gjyqtar, i cili është përzgjedhur sipas metodës Random për vitin 2020, për periudhën e vlerësimit të viteve 2017, 2018 dhe 2019.

Anëtarët diskutuan edhe raportin e vlerësimit të një (1) gjyqtareje,  e cila ka aplikuar për  pozitën e Gjyqtares Mbikëqyrëse në Gjykatën Themelore Gjilan, dega në Kamenicë.

Po ashtu, shqyrtuan kundërshtimin e parashtruar ndaj raportit të vlerësimit, të një (1) gjyqtari, i cili ka aplikuar për pozitën e Kryetarit të Gjykatës Themelore në Gjilan.

Në vijim, anëtarët diskutuan edhe raportet e vlerësimit për dyzet e tre (43) gjyqtarë të përzgjedhur sipas metodës Random për vitin 2021, për periudhën e vlerësimit të viteve 2018, 2019 dhe 2020, që nuk kanë parashtruar kundërshtime.

Komisioni shqyrtoi edhe katër (4) kundërshtime të gjyqtarëve me mandat të përhershëm të përzgjedhur sipas metodës ‘Random’ për vitin 2021, për periudhën e vlerësimit të viteve 2018, 2019 dhe 2020 të parashtruara ndaj raporteve të vlerësimit

Mes tjerash, në këtë takim, Kryetarja e Komisionit i ndau në punë dosjet te anëtarët e komisionit për gjyqtarët që kanë aplikuar për ngritje në detyrë në Gjykatën e Apelit dhe në Gjykatën Komerciale.

Në fund është bërë tërheqja nga vlerësimi i dy (2) gjyqtarëve për shkak të moshës së pensionimit gjatë vitit 2023.