Kryesuesi Zogaj priti në takim përfaqësues nga Projekti i Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë, INL

Kryesuesi Zogaj priti në takim përfaqësues nga Projekti i Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë, INL

Prishtinë, 24 mars 2022 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, priti sot në takim Drejtorin e Zyrës për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimin e Ligjit (INL), Shawn Waddoups, si dhe përfaqësues të tjerë nga INL.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi rreth gjetjeve dhe rekomandimeve të dalura nga Raporti i Vlerësimit për Fushën e Ndërmjetësimit, me qëllim të përmirësimit dhe avancimit të profesionit të ndërmjetësimit si dhe promovimin e këtij profesioni nga ana e gjykatave.

Kryesuesi Zogaj, ka falënderuar Drejtorin Waddoups për mbështetjen dhe partneritetin e Projektit INL, me qëllim të implementimit të suksesshëm të projektit që do të ndikoj në ngritjen e efikasitetit të punës në sistemin gjyqësor.

Nga ana tjetër, Drejtori Waddoups ka theksuar se Projekti INL është i gatshëm të vazhdoj bashkëpunimin me KGJK-në, me qëllim të ngritjes së efikasitetit dhe transparencës së gjyqësorit në Kosovë.