KGJK i bën thirrje Odës së Avokatëve

KGJK i bën thirrje Odës së Avokatëve

Prishtinë, 24 mars 2022 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në takimin e 281-të me radhë, nën udhëheqjen e Kryesuesit, Albert Zogaj, ka diskutuar rreth Memorandumit të bashkëpunimit në mes të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Odës së Avokatëve dhe Policisë së Kosovës.

Kryesuesi Zogaj, në emër të KGJK-së, i bëri thirrje organeve drejtuese, përfshirë Kuvendit të Odës së Avokatëve që deri në takimin tjetër të Këshillit, të vendosin për përmbushjen e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore dhe sipas Memorandumit të bashkëpunimit me KGJK-në, përndryshe KGJK në takimin e radhës, do të tërhiqet nga Memorandumi i bashkëpunimit në mes të KGJK-së dhe Odës së Avokatëve.

Po ashtu, sipas memorandumit, kjo thirrje do t’i drejtohet Odës së Avokatëve edhe me shkrim nga KGJK.