Njoftim për media

Njoftim për media

Prishtinë, 23 mars 2022 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ju informon lidhur me interesim tuaj për Kryetaren e Gjykatës Themelore në Mitrovicë si në vijim:

Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, si autoritet kompetent për të gjithë kryetarët e gjykatave, e ka njoftuar Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGJK), se është duke e shqyrtuar çështjen e pjesëmarrjes së Kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevanović në takim me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuciq.