NJOFTIM

NJOFTIM

Komisioni për Testimin dhe Vlerësimin e Kandidatëve për certifikimin e përkthyesve dhe interpretëve gjyqësor, i themeluar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, bazuar në paragrafin 3 të nenit 7 të Rregullores nr. 07/2019 për Certifikimin e Interpretëve dhe Përkthyesve Gjyqësor, shpall këtë:

NJOFTIM

Njoftohen të gjithë kandidatët e cekur në listat e bashkangjitura se i kanë plotësuar kriteret për t’iu nënshtruar provimit me shkrim për t’u certifikuar si përkthyes dhe interpret gjyqësor

Kandidatët të cilët nuk janë përfshirë në listë konsiderohet se nuk i kanë plotësuar kushtet për t’iu nënshtruar provimit me shkrim. Për arsyet e mos përfshirjes në listat përkatëse nga ana e Komisionit, kandidatët kanë të drejtë të informohen në Këshillin Gjyqësor të Kosovës në numrat e telefonit: 038/20017410; 044/208-814 dhe 044/289-954.

Kandidatët kanë të drejtë ankese me shkrim në afat prej tre (3) ditësh në Këshillin Gjyqësor të Kosovës.

Për kohën dhe vendin e mbajtjes së provimit me shkrim, kandidatët e kualifikuar do të njoftohen me kohë në ueb faqen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Shkarko Listën e ngushtë e kandidatëve të cilët i plotësojnë kushtet për t’iu nënshtruar provimit me shkrim për çiftin e gjuhëve SHQIP – SERBISHT dhe anasjelltas

Shkarko Listën e ngushtë e kandidatëve të cilët i plotësojnë kushtet për t’iu nënshtruar provimit me shkrim për çiftin e gjuhëve SHQIP-ANGLISHT dhe anasjelltas

Shkarko Listën e ngushtë e kandidatëve të cilët i plotësojnë kushtet për t’iu nënshtruar provimit me shkrim për çiftin e gjuhëve SERBISHT-ANGLISHT dhe anasjelltas