Kryesuesi Zogaj priti në takim përfaqësues nga Shoqata Kosovare e të Shurdhërve

Kryesuesi Zogaj priti në takim përfaqësues nga Shoqata Kosovare e të Shurdhërve

Prishtinë, 22 mars 2022 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj ka pritur në takim Kryetarin e Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar, Bujar Kadriu dhe Zyrtaren për Avokim nga Shoqata Kosovare e të Shurdhërve, Rukije Gashi.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi rreth çështjeve të bashkëpunimit të kësaj Shoqate me sistemin gjyqësor të Kosovës, për çasjen e gjuhës së shenjave.

Kryesuesi Zogaj, në emër të KGJK- së, shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me Shoqatën Kosovare të Shurdhërve, drejt çdo aktiviteti i cili ka për qëllim lehtësimin e gjuhës së shenjave në gjykatat e Kosovës.