Kryesuesi Zogaj priti në takim Drejtorin e Agjencisë kundër Korrupsionit

Kryesuesi Zogaj priti në takim Drejtorin e Agjencisë kundër Korrupsionit

Prishtinë, 18 mars 2022 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj ka pritur në takim Drejtorin e Agjencisë kundër Korrupsionit (AKK), Yll Buleshkaj.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi rreth çështjeve të bashkëpunimit të AKK-së me sistemin gjyqësor të Kosovës.

Kryesuesi Zogaj, në emër të KGJK- së, shprehu gatishmërinë për të rritur bashkëpunimin me Agjencinë kundër Korrupsionit, drejt çdo iniciative që ka për qëllim rritjen e transparencës dhe efikasitetit në luftën kundër korrupsionit.