Kryesuesi Zogaj, pjesë e mbledhjes së grupit punues për hartimin e Koncept-dokumentit për Kodin e Procedurës Civile

Kryesuesi Zogaj, pjesë e mbledhjes së grupit punues për hartimin e Koncept-dokumentit për Kodin e Procedurës Civile

Prishtinë, 18 mars 2022 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, mori pjesë në takimin e parë të grupit punues për hartimin e Koncept-dokumentit për Kodin e Procedurës Civile.

Kryesuesi Zogaj, tha se hartimi i Koncept dokumentit për Kodin e Procedurës Civile është një iniciativë shumë e rëndësishme e përbashkët e KGJK-së, Gjykatës Supreme dhe Ministrisë së Drejtësisë.

“KGJK do të ofrojë mbështetje të pa rezervë si për konceptin, ashtu edhe në draftimin e ligjit përmes të cilit plotësohet edhe korpusi i pjesës civile që do t’i shërbej objektiva për një sistem gjyqësor ku drejtësia është e barabartë, efikase dhe e besueshme duke eliminuar çdo paqartësi në të ardhmen”, tha mes tjerash Zogaj.

Po ashtu, Kryesuesi i KGJK-së ka falënderuar projektin EUKOJUST për mbështetjen e planifikuar.