Njoftim lidhur me konkursin për certifikimin e interpretëve dhe përkthyesve gjyqësor

Njoftim lidhur me konkursin për certifikimin e interpretëve dhe përkthyesve gjyqësor

Prishtinë, 16 mars 2022 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), njofton të gjithë kandidatët të cilët janë të interesuar të aplikojnë për certifikimin e interpretëve dhe përkthyesve gjyqësor për çiftin e gjuhëve: shqip – serbisht dhe anasjelltas; shqip – anglisht dhe anasjelltas si dhe serbisht – anglisht dhe anasjelltas se:

Meqenëse, kandidatët e caktuar për shkak të Grevës së administratës në gjykata, kanë hasur në vështirësi për sigurimin e Certifikata nga Evidenca Penale, që sipas konkursit duhet të dorëzohet së bashku me aplikacionin, me qëllim që procesi për certifikimin e kandidatëve për përkthyes të mos ndërpritet, Ju informojmë se mund të aplikoni edhe pa këtë dokument me kusht që të njëjtin ta sjellni ndërkohë (para certifikimit).