Vazhdon intervistimi i kandidatëve për gjyqtar në gjykatat themelore të Republikës së Kosovës

Vazhdon intervistimi i kandidatëve për gjyqtar në gjykatat themelore të Republikës së Kosovës

Prishtinë, 15 mars 2022 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), për të pestën ditë radhazi po vazhdon fazën e intervistimit me gojë për tetëdhjetë (80) kandidatët të cilët kanë kaluar me sukses testin e parë kualifikues dhe testin me shkrim, për rekrutimin e pesëdhjetë e katër (54) gjyqtarëve.

Kujtojmë se Komisioni për Rekrutimin e gjyqtarëve të Gjykatave Themelore përbëhet nga: Albert Zogaj, Kryesues i KGJK-së, njëherit edhe kryetar i komisionit, anëtarët e komisionit Fidan Hoxha, Enver Peci, Avni Mehmeti, Snezana Mihajlovic, si dhe anëtarët rezervë Kadrije Goga-Lubishtani dhe Arjeta Sadiku.