Kryesuesi Zogaj pjesë e tryezës “Përmirësimi i zbatimit të drejtësisë procedurale në gjykatat themelore të Kosovës: sfidat dhe mundësitë”

Kryesuesi Zogaj pjesë e tryezës “Përmirësimi i zbatimit të drejtësisë procedurale në gjykatat themelore të Kosovës: sfidat dhe mundësitë”

Prishtinë, 15 mars 2022 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, mori pjesë në tryezën e organizuar nga Misioni USAID në Kosovë dhe Demokraci Plus, me temën: “Përmirësimi i zbatimit të drejtësisë procedurale në gjykatat themelore të Kosovës: sfidat dhe mundësitë”.

Qëllimi i kësaj tryeze ishte diskutimi mbi rëndësinë dhe gjendjen e drejtësisë procedurale në shtatë gjykatat themelore të Kosovës si dhe prezantimi i studimit të vlerësimit të titulluar “Raport vlerësimi mbi aplikimin e drejtësisë procedurale në shtatë gjykatat themelore të Kosovës”. 

Kryesuesi Zogaj theksoi se ky raport do ti shërbejë sistemit gjyqësor për adresimin e të gjitha rekomandimeve të dalura nga kjo tryezë, me qëllim të rritjes së cilësisë së shërbimeve dhe transparencës brenda sistemit gjyqësor.