Kryesuesi Zogaj përkrahë kontributin e grave në sektorin e sundimit të ligjit

Kryesuesi Zogaj përkrahë kontributin e grave në sektorin e sundimit të ligjit

Prishtinë, 10 mars 2022 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj ishte pjesë e organizimit të një tryeze virtuale, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave Gjyqtare.

Në këtë takim të ftuara ishin gratë gjyqtare dhe prokurore, ku temë e diskutimit ishte përfshirja e grave në sistemin gjyqësor në të gjitha nivelet, në baza të barabarta gjinore, në mënyrë që sistemi gjyqësor të reflektoj përbërjen e komunitetit si dhe të siguroj qasje të barabartë për të gjithë.

Kryesuesi Zogaj tha se puna dhe kontributi i grave në sistemin gjyqësor të Kosovës ka qenë dhe vazhdon të jetë qenësor në arritjen e qëllimit për një sistem sa më gjithëpërfshirës dhe që i përgjigjet sfidave të natyrave të ndryshme me të cilat sot përballen gjykatat dhe i tërë sistemi gjyqësor.

“Është obligimi i jonë i përbashkët institucional që të bëjmë më shumë përpjekje për njohjen e kontributit të gruas në sektorin e sundimit të ligjit si dhe të punojmë më shumë për arritjen e një sistemi më llogaridhënës dhe me një ndjeshmëri më të lartë në aspektin gjinor”, tha Kryesuesi Zogaj.