KGJK ka përzgjedhur dy (2) gjyqtare për avancim në Gjykatën e Apelit – Divizioni Mitrovicë

KGJK ka përzgjedhur dy (2) gjyqtare për avancim në Gjykatën e Apelit – Divizioni Mitrovicë

Prishtinë, 10 mars 2022 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka mbajtur takimin e 280-të me radhë, nën udhëheqjen e Kryesuesit, Albert Zogaj, me ç’rast është miratuar avancimi i gjyqtareve në Gjykatën e Apelit – Divizioni Mitrovicë nga radhët e gjyqtarëve të komunitetit serb, si një pikat e rendit të ditës.

Në këtë takim, anëtarët e Këshillit në bazë të raportit të Panelit për Shqyrtimin e Aplikacioneve dhe Intervistim, aprovuan avancimin e dy (2) gjyqtareve: Branka Semenov dhe Lidija Vucurovic, në pozitën gjyqtare në Gjykatën e Apelit – Divizioni në Mitrovicë. Mandati i gjyqtareve në fjalë do të fillojë nga data 1 prill 2022.