KGJK fillon fazën e intervistimit të kandidatëve për gjyqtar në gjykatat themelore të Republikës së Kosovës

KGJK fillon fazën e intervistimit të kandidatëve për gjyqtar në gjykatat themelore të Republikës së Kosovës

Prishtinë, 9 mars 2022 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka filluar sot fazën e intervistimit me gojë, për tetëdhjetë (80) kandidatët të cilët kanë kaluar me sukses testin e parë kualifikues dhe testin me shkrim, për rekrutimin e pesëdhjetë e katër (54) gjyqtarëve.

Komisioni për Rekrutimin e gjyqtarëve të Gjykatave Themelore përbëhet nga: Albert Zogaj, Kryesues i KGJK-së, njëherit edhe kryetar i komisionit, anëtarët e komisionit Fidan Hoxha, Enver Peci, Avni Mehmeti, Snezana Mihajlovic, si dhe anëtarët rezervë Kadrije Goga-Lubishtani dhe Arjeta Sadiku.

Ky proces do të vazhdojë edhe në ditët në vijim deri në përfundim të intervistimit të tetëdhjetë (80) kandidatëve për gjyqtarë të rinj.