Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi mes KGJK-së dhe KPK-së për implementimin e fazës së katërt të projektit SMIL

Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi mes KGJK-së dhe KPK-së për implementimin e fazës së katërt të projektit SMIL

Prishtinë, 03.02.2022 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj dhe Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Jetish Maloku, kanë nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit në mes të KGJK-së dhe KPK-së, për implementimin e fazës tranzitore (fazës së katërt) të Sistemit për Menaxhimin Elektronik të Lëndëve (SMIL) në gjykatat dhe prokuroritë e Kosovës.

Kryesuesi Zogaj dhe Kryesuesi Maloku theksuan rëndësinë e avancimit të mëtejmë të sistemit SMIL nëpër gjykata dhe prokurori, i cili synon digjitalizimin e punës, rritjen e transparencës dhe forcimin e sundimit të ligjit, bazuar në standardet dhe vlerat e Bashkimit Evropian.

Po ashtu, të dy kryesuesit nënshkruan kërkesën e përbashkët drejtuar Projektit EUKOJUST për lokacionin e Qendrës së Rimëkëmbjes për Teknologji Informative, e cila do të përdoret për qëllime të gjykatave dhe prokurorive.