KGJK shpreh shqetësim për fillimin e grevës nga punonjësit e Gjykatës Themelore të Prishtinës dhe Gjykatës së Apelit

KGJK shpreh shqetësim për fillimin e grevës nga punonjësit e Gjykatës Themelore të Prishtinës dhe Gjykatës së Apelit

Prishtinë, 01.03.2022 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) së bashku me përfaqësues të Sindikatës së Pavarur të Judikaturës së Kosovës (SPJK), vazhdimisht ka punuar për përmirësimin e kushteve të punës së gjyqësorit në përgjithësi duke mbështetur kërkesat e legjitime të punonjësve dhe sindikatës, përfshirë rregullimin e statusit të administratës së gjyqësorit me Ligj të veçantë si dhe trajtimin dinjitoz në Ligjin e pagave.

Mos koordinimi i përfaqësueseve të punëtorëve të të gjitha gjykatave, ndërmjet veti dhe me KGJK-në, nuk kontribuon në procesin e realizimit të të drejtave të punonjësve. Prandaj, me këtë rast, KGJK i bën thirrje punonjësve të Gjykatës Themelore të Prishtinës dhe Gjykatës së Apelit që të rishqyrtojnë vendimin për fillimin e grevës dhe t’i kthehen punës në mënyrë që t’iu jepet hapësirë institucioneve përgjegjëse për përmbushjen e kërkesave. Këshilli nuk e përkrahë grevën në këtë moment.