Njoftim për konsultim publik, për Projekt – Rregulloren (Nr. X/2022) për Procedurën Disiplinore për anëtarët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Njoftim për konsultim publik, për Projekt – Rregulloren (Nr. X/2022) për Procedurën Disiplinore për anëtarët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, përkatësisht Komisioni për Çështje Normative, me qëllim të zbatimit të Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, ka themeluar Grupin Punues për hartimin e Rregullores (Nr. X/2022) për Procedurën Disiplinore për anëtarët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, drafti i së cilës është i bashkangjitur dhe shërben si Draft ku të gjithë profesionistet e interesuar mund të kontribuojnë me komentet dhe sugjerimet e tyre, për finalizimin e kësaj Rregulloreje.

Me qëllim të përmirësimit të nivelit të transparencës dhe duke konsideruar të rëndësishëm kontributin e secilit/ës, Këshilli fton të gjithë profesionistet e interesuar që të paraqesin komentet apo sugjerimet e tyre,  për përmirësimin e Draftit të kësaj Rregulloreje. Komentet mund të dërgohen në e-mail adresën: kgjk@rks-gov.net

Afati për konsultim publik është pesëmbëdhjetë (15) ditë kalendarike, përkatësisht deri me 14 mars 2022.

Shkarko Draft Rregullorën