KGJK ka përzgjedhur njëmbëdhjetë (11) gjyqtarë për avancim në Gjykatën e Apelit

KGJK ka përzgjedhur njëmbëdhjetë (11) gjyqtarë për avancim në Gjykatën e Apelit

Prishtinë, 24.02.2022 – Po mbahet takimi i 278-të me radhë i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), nën udhëheqjen e Kryesuesit, Albert Zogaj, me ç’rast është miratuar avancimi i gjyqtarëve në Gjykatën e Apelit, si një pikat e rendit të ditës.

Në këtë takim, anëtarët e Këshillit në bazë të raportit të Panelit për Shqyrtimin e Aplikacioneve dhe Intervistim, aprovuan avancimin e njëmbëdhjetë (11) gjyqtarëve: Hajriz Hoti, Malsor Kryeziu, Franciska Zhitija – Ymeri, Naim Meholli, Ardian Ajvazi, Hidajete Gashi, Faton Bajrami, Besnik Bislimaj, Besnik Feka, Fatmir Baloku dhe Ylber Shurdhiqi, në pozitën gjyqtarë në Gjykatën e Apelit. Mandati i gjyqtarëve në fjalë do të fillojë nga data 1 mars 2022.

Po ashtu, ju njoftojmë se takimi i 278-të i KGJK-së po vazhdon ende.