Sot, me datë 23 shkurt 2022, Kryesuesi i KGjK-së, Albert Zogaj, së bashku me Menaxherin e Projektit TIK/SMIL, Fatmir Rexhepi dhe Drejtorin e Departamentit të Statistikave, Besnik Ramosaj, vizituan sot Gjykatën Supreme të Kosovës me ç’rast njoftuan Kryetarin e Gjykatës Supreme, Enver Peci lidhur me aktivitetet e planifikuara rreth implementimit të funksionit të shpërndarës automatik të lëndëve përmes sistemit SMIL në këtë gjykatë
Pas pilotimit të suksesshëm të këtij funksioni në Gjykatën e Apelit, KGjK planifikon të vë në funksion shpërndarjen automatike të lëndëve përmes sistemit SMIL edhe në Gjykatën Supreme të Kosovës duke filluar nga data 1 mars 2022.
Vënia në zbatim e këtij funksioni në Gjykatën Supreme, shënon njëherit edhe automatizimin e tërësishëm të shpërndarjes së lëndëve në të gjitha gjykatat e shtetit të Kosovës dhe largimin manual të shpërndarjes së lëndëve.
Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj si dhe Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci theksuan rëndësinë e funksionalizimit të shpërndarës automatike të lëndëve në gjykata, ku përmes së cilës synohet digjitalizimi i punës si dhe ngritja e transparencës në gjyqësorin e Kosovës.