Komisioni për Vlerësimin e Performancës së Gjyqtarëve ka mbajtur takimin e radhës

Komisioni për Vlerësimin e Performancës së Gjyqtarëve ka mbajtur takimin e radhës

Prishtinë, 16.02.2022 – Komisioni për Vlerësimin e Performancës së Gjyqtarëve, i udhëhequr nga kryetarja e Komisionit, Gjyqtarja Teuta Ibrahimi, ka mbajtur takimin e radhës.

Gjatë këtij takimi, anëtarët e Komisionit shqyrtuan raportet e vlerësimit për dy (2) gjyqtarë në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme dhe dy (2) gjyqtarë në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, të cilët kanë aplikuar për pozitën e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit- Divizioni në Mitrovicë.

Anëtarët shqyrtuan raportin e vlerësimit për një (1) gjyqtare në Gjykatën Themelore në Mitrovicë e cila ka aplikuar për pozitën e gjyqtarit mbikëqyrës në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, dega në Zubin Potok.

Po ashtu, u ndanë dy (2) dosje në punë të gjyqtarëve që kanë aplikuar për ngritje në detyrë.