Kryesuesi Zogaj, ka marrë pjesë në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Viktima të Dhunës Seksuale të Luftës, Persona të Pagjetur dhe Peticione

Kryesuesi Zogaj, ka marrë pjesë në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Viktima të Dhunës Seksuale të Luftës, Persona të Pagjetur dhe Peticione

Prishtinë, 15.02.2022 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, ka marrë pjesë në Komisionin parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Viktima të Dhunës Seksuale të Luftës, Persona të Pagjetur dhe Peticione.

Gjatë kësaj seance dëgjimore publike, e cila u kryesua nga kryesuesja e komisionit Duda Balje, i ftuar ka qenë Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj.

Anëtarët e Komisionit diskutuan lidhur me çështjen e moszbatimit të Ligjit Nr. 05/L-021 për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Kryesuesi Zogaj, duke folur për temën e lartpërmendur, vuri në dukje se ligji aktual në këtë fushë ka shumë mangësi dhe paqartësi në praktikë, kështu që ndryshimi i ligjit në këtë fushë duhet të eliminojë të gjitha këto mangësi dhe paqartësi në mënyrë që ky ligj të zbatohet plotësisht në praktikë.
‘’Në një numër të madh të rasteve paqartësitë burojnë nga procedura penale dhe civile, kështu që ndryshimi i ligjit me amendamente do t’i eliminojë të gjitha këto mangësi dhe paqartësi që ka Ligji aktual për Mbrojtjen nga Diskriminimi’’, tha mes tjerash Zogaj.

Në vazhdim të këtij takimi, anëtarët e Komisionit u pajtuan që të punohet me kujdes në hartimin e Ligjit të ri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, në mënyrë që në praktikë ky ligj i ri të zbatohet më mirë dhe të tregojë efektin e tij të vlefshëm në fushat të përfshira në këtë ligj.