Mbahet takimi i 277-të i KGJK-së

Mbahet takimi i 277-të i KGJK-së

Prishtinë, 10.02.2022 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka mbajtur takimin e 277-të me radhë, nën udhëheqjen e Kryesuesit, Albert Zogaj, me ç’rast janë diskutuar dhe miratuar pikat sipas rendit të ditës.

Fillimisht, Këshilli aprovoi vazhdimin e mandatit të gjyqtarit të Gjykatës Supreme, Agim Maliqi, në pozitën e Komisionerit për Mbikëqyrjen e Procesit të Përgjimeve të Komunikimeve, me mandat katër (4) vjeçar.

Gjatë këtij takimi, u miratua Rregullorja Nr. 2/2022 për plotësimin dhe ndryshimin e Rregullores Nr. 07/2019 për Certifikimin e Interpretëve dhe Përkthyesve Gjyqësor, dhe u vendos që të shfuqizohen Vendimet: KGJK.nr.03/2017 i datës 13 janar 2017, KGJK.nr.02/2017 i datës 13 janar 2017, KGJK.nr.89/2021 i datës 15 prill 2021 si dhe KGJK.nr.90/2017 i datës 15 prill 2021, që ndërlidhen me emërimet e komisioneve për certifikim të kandidatëve për interpret dhe përkthyes gjyqësor.

Anëtarët e Këshillit, miratuan Memorandumin e bashkëpunimit në mes të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Pen Strategy Consulting Group, i cili ka për qëllim rritjen e transparencës së gjyqësorit lidhur me publikimin e vendimeve gjyqësore, si dhe autorizuan Kryesuesin e KGJK-së për nënshkrimin e këtij memorandumi.

Në këtë takim, u shqyrtua raporti i Panelit për përzgjedhjen e gjyqtarëve në Gjykatën Supreme të Kosovës, dhe Kolegjin e Apelit të Agjencisë Kosovare të Pronës në Gjykatës Supreme. Në bazë të raportit të Panelit për Shqyrtimin e Aplikacioneve dhe Intervistim, Këshilli aprovoi avancimin e gjyqtarëve Zenel Leku dhe Rrustem Thaqi, në pozitën gjyqtarë në Gjykatën Supreme të Kosovës dhe gjyqtarit Nenad Lazic, në pozitën gjyqtar në Kolegjin e Apelit të Agjencisë Kosovare të Pronës në Gjykatës Supreme nga radhët e komuniteteve jo shumicë. Mandati i tyre do të fillojë nga data 1 mars 2022.

Në fund, Këshilli vazhdoi takimin me katër (4) pika të mbyllura për: shqyrtimin e ankesës së kandidatit për konkursin e rekrutimit të gjyqtarëve në gjykatat themelore, themelimin e Panelit Hetimor për rastet disiplinore Nr.AD/KGJK/03/2022/GJA-AGJ.nr.52/2022 dhe Nr.AD/KGJK/04/2022/GJTHPR-AD/GJTHPR/46/21 si dhe shqyrtimin e raportit mbi faktet dhe provat e mbledhura në rastin disiplinor Nr.AD/KGJK/09/2021/GJTHPR-AD/GJTHPR/40/21.